“Sëmundja ka mbërthyer opozitën”, Spiropali: S’ka tolerancë për thyerje rregullash
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se sëmundja ka ‘kapluar’ opozitën.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se opozita duhet të gjejë rrugën dhe veten duke shtuar se kjo nuk është në dorë të mazhorancës.
Këtë e tha kur u pyet sepse mazhoranca nuk po tregohet tolerante ndaj sjelljeve të opozitës.
“Ajo që shohim aty nuk është shkak, është një pasojë. Ajo nuk është sëmundja, është një simptomë. Sëmundja është shumë më e rëndë dhe shumë problematike. Duhet patjetër që opozita ta gjejë rrugën dhe veten. Kjo nuk na përket ne. Nuk është në detyrën dot të përcaktojmë se cili do të ngrihet nga karrigia e Komisionit Zgjedhor dhe cili do të ulet në atë karrige.
Ne kemi rënë dakord të ngremë një Komision Parlamentar për çështje të Reformës Zgjedhore dhe aq mund të bëjmë ne. Nuk është as normë ndërkombëtare, as kërkesë e BE, por ne me vetëdijen që duhet të dalim nga aty me një reformë dhe me disa masa e reflektime, kemi rënë dakord të ulemi në atë tryezë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit