VIDEO/ Takimi me Begajn, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave
Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka mbërritur në Pallatin e Brigadave. Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri.
Siç shihet edhe nga pamjet, makina e Ramës ka hyrë në oborrin e Pallatit të Brigadave ku pritet të nisë takimi me Begajn.
Presidenti ka 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas duhet të miratohen edhe nga Parlamenti.
Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë pak muaj pas nisjes së mandatit të tij të tretë, pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.
Në total, katër ministra të rinj hyjnë në qeveri, ndërsa tre largohen, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu. Lëvizjet e fundit u njoftuan pas një mbledhjeje maratonë në Pallatin e Brigadave.
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane