VIDEO/ Ura e Xhyrës dëmtohet rëndë nga prurjet e Shkumbinit
Fshati Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është dëmtuar nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin.
Rënia e këmbës qendrore të urës, e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar dëmtimin dhe shembjen e strukturës, duke bllokuar menjëherë çdo lloj lëvizjeje.
Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike.
Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me blloqe betoni hyrjet, si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Nisur nga ky bllokim, është siguruar kalimi i banorëve nga rruga e vjetër ndërsa për momentin, ura aksesohet vetëm nga këmbësorët.
Për të mundësuar që fëmijët të frekuentojnë shkollën, janë marrë masa të veçanta ku nga të dyja anët e urës janë vendosur furgona për transportin e nxënësve të cilët e aksesojnë urën në këmbë.
Edhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një inspektim në terren pranë urës së dëmtuar ku së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, po koordinojnë masat për ndërhyrje të menjëhershme dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit në urë.
Ministrja Koçiu theksoi se angazhimi në terren vijon pa ndërprerje dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion