VIDEO| Vodhën 2 dyqane në Sarandë, pranga 25-vjeçarit, në kërkim bashkëautori
Një 25-vjeçar është vendosur në pranga këtë të mërkurë pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje ne qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me një person tjetër.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim, kanë kryer dy vjedhje në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.
Më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 4, ata kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa më datë 13.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan.
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.
Sakaq, po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit