VIDEO/ Xhamat fluturojnë në rrugë, pamjet nga shpërthimi në Fushë-Krujë

Pamje nga vendngjarja
3 Mars 2023 | 21:53

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në një mobilieri në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri).

Euronews Albania ka mësuar se ndërtesa është në pronësi të shtetasit Bujar Caraci, i cili ia ka dhënë me qira dhëndrit të vëllait, shtetasit  Desar Çangu, 28 vjeç, nga Larushku.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë se forca e shpërthimit ka qenë shumë e madhe pasi dëmet janë të konsiderueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026