Videoskandali, Topalli: Gruaja bëma në Durrës, të hetohet vdekja e zyrtarit të lartë

17 Qershor 2023 | 14:49

Gazetarja Aida Topalli zbuloi detaje të reja në lidhje me videoskandalin që solli shkarkim nga detyra të krebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

E ftuar në Euronews Alvbania, Topalli theksoi se gruaja që shihet duke kryer marrëdhënie me kryebashkiakun e Kukësit është një personazh i njohur për shantazhimin me video intime të zyrtarëve shtetëror.

Ajo tha se gruaja është nga Berati, por banon në Durrës. Madje shtoi se është nënë e një fëmije dhe për arsye etike nuk mund t’ia bëj dot publik emrin.

Topalli theksoi se SPAK duhet të hetojë dhe vdekjen e një zyrtari të lartë në pushtetin lokal në Durrës disa muaj më parë, i cili gjithashtu mund të ketë lidhje me formën e shantazhit përmes videove seksuale.

“Nga persona që kanë punuar në Durrës në organe shtetërore, si mit është i krijuar dhe siç thotë ajo shprehja “ku ka zë nuk është pa gjë”. Ndoshta SPAK apo organet e tjera ndoshta duhet të marrin një indicie për të rihetuar një humbje jete të ndodhur në qytetin e Durrësit të një ish-funksionari të lartë lokal në bashki. Pastaj kjo mbetet për tu parë.

Zonja është nga Berati, por më është thënë që kjo grua është marrë historikisht me bëma të tilla. Është nga Berati, është nënë e një fëmije dhe jeton në Durrës me një të shkuar të errët me raste të ngjashme”, tha Topalli.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026