Vidhnin makina në Sarandë, identifikohen 3 autorë të dyshuar. Arrestohen 2
Janë identifikuar 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve në Sarandë. 2 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë po punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 2 motomjete të vjedhura.
Konkretisht, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
K.H., 20 vjeç, banues në Sarandë dhe O. J., 23 vjeç, banues në Delvinë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në qytetin e Sarandës, të cilët më pas i kanë transportuar në Delvinë, për t’i modifikuar dhe për t’i shitur.
Në vijim të veprimeve, u sekuestruan 2 motomjete të vjedhura dhe një automjet që dyshohet se shërbente për realizimin e vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën dhe si rezultat lokalizuan dhe ndaluan shtetasin: E.D., 24 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë