Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

22 Nëntor 2025 | 12:40

Estela Kapo, 49 vjeçe u arrestua nga policia e Tiranës 2 ditë më parë dhe dyqani në pronësi të saj në zonën e Yzberishtit, u bllokua pasi u zbulua se aty shiteshin veshje të kontrabanduara nga Greqia.

Mediat greke shkruajnë se 8 persona janë arrestuar dhe 4 janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët mes policisë greke dhe asaj shqiptarë si anëtarë të një grup kriminal që vidhnin rroga nëpër dyqane të ndryshme në Athinë të cilat më pas shiteshin nga 49-vjeçaja shqiptare në Tiranë.

Anëtari kryesor i organizatës dhe koordinatori i aktivitetit kriminal ishte një e 54-vjeçare shqiptare, ndërsa 4 anëtarë të tjerë të familjes së saj ishin pjesë e organizatës. Planifikimi i organizatës kriminale me aktivitet ndërkufitar përfshinte dy grupe, një në Greqi dhe një në Shqipëri, shkruan Protothema.

Grupi që vepronte në Greqi ishte përgjegjës për kryerjen e vjedhjeve të sasive të mëdha mallrash nga dyqanet, ndërsa udhëheqësja 54-vjeçare ishte përgjegjëse për dërgimin e mallrave të vjedhura, me ndihmën e anëtarëve të familjes së saj, me autobusë ndërqytetas në Tiranë, ku një i afërm tjetër i saj zotëronte një dyqan rrobash, me qëllim rishitjen e tyre.

Grupi që vepronte në Shqipëri ishte përgjegjës për marrjen e rrobave dhe shitjen e tyre përmes dyqanit të rrobave në Tiranë, ndërsa ajo shpesh postonte reklama për zbritje veshjesh në mediat sociale me qëllim gjetjen e klientëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026