Vihet në skenën e Shkodrës shfaqja “Kërkoj vrasës për nënën”, flasin aktorët

28 Maj 2025 | 17:32

“Kërkoj vrasës për nënën”, një dramë që prek themelet e familjes u vu në skenën e Teatrit “Migjeni” për publikun Shkodran.

Një shfaqje me emocione të forta, që sfidon audiencën me pyetje mbi moralin, përgjegjësinë dhe gjendjen e familjes, jo vetëm në Amerikë, por edhe në realitetin shqiptar, ku varfëria shpesh i shtyn njerëzit drejt zgjedhjeve ekstreme.

Për regjizorin, emocionet janë të shumta ndërsa shpreson që shfaqja të jetë mikrpritur nga ardashësit.

“Përjetimi është shumë i thellë, edhe për se si e pritën njerëzit, publiku. Është hera e parë që vij në Shkodër, punoj një projekt goxha të madh, me një temë shumë delikate. Në baze të asaj që u pa, ia kemi dalë”, tha regjisori Naser Shatrolli.

Për trupën e aktorëve të cilët këtë herë ishin nga Shkodra, Tirana dhe Kosova, kjo vepër cilësohet ndër më të veshtirat për vetë mesazhin që jep.

“Është bërë një punë e madhe, publiku e priti mirë. Shpresoj të vazhdojmë të kemi suksesin e sotshëm”, tha aktori Jozef Shiroka.

Lusi Bregu, aktore theksoi se: “ U mundova të bëj atë që di të bëj më mirë. Kur e ke pasion, normalisht që do mundohesh. Shpresoj tia kem dalë”.

“Është një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Më ka sjellë energji të mirë, më ka mbushur si person për aq sa kam ndjenjur në Shkodër”, shtoi aktori Ermal Sadiku.

Në një kohë kur dhuna në familje, varfëria dhe prishja e marrëdhënieve njerëzore janë realitete të prekshme, drama ‘Kërkoj vrasës për nënën’ vjen si një thirrje për reflektim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026