Vihet nën kontroll zjarri i rënë pranë uzinës së armëve në Poliçan

7 Gusht 2025 | 09:01

Është normalizuar gjatë mesnatës situata e zjarrit të rënë pasditen e djeshme  në qytetin e  Poliçanit.

Në fikjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, 1 mjet me 6 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Skrapar, i gjithë Reparti Zjarrfikës i Poliçanit dhe dhjetëra forca ushtarake. Zjarri nisi fillimisht në  pyllin që ndodhet pranë Uzinës së Armëve në Poliçanit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi, duke ju afruar zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Fatmirësisht zjarri devijoi drejt zonës malore, duke u shmangur kështu rreziku i afrimit të tij drejt depove të armatimit. Pas shumë orësh lufte me flakët, zjarrfikësit dhe ushtria bën të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe normalizimin e situatës.

Ndërkohe që forcat zjarrfikëse së bashku me ato ushtarake kanë qenë nën monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026