Vijojnë bombardimet në Ukrainë, Kremlini: Të hapur për bisedime

21 Tetor 2022 | 19:48

Trupat ruse kanë bombarduar sërish Kharkivin, qytetin më të madh të Ukrainës, si dhe Zaporizhian, kryeqendra e një prej 4 rajoneve të aneksuara nga Rusia.

Të paktën 9 persona janë lënduar, ndërkohë që është dëmtuar rëndë edhe infrastruktura, përfshirë një kompleks industrial.

Në sulmin në Zaporizhia, Moska përdori raketa të tipit “S-300” për të shkatërruar, siç tha ajo, një aeroport të vogël. Por ndërsa bombardimet në Ukrainë vazhdonin, nga Kremlini u dhanë sinjale shprese.

“Presidenti Putin ka qenë i hapur për bisedime që nga fillimi. Ai e ka thënë vazhdimisht këtë. Në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar, me përjashtim të regjimit të Kievit, që ka deklaruar se nuk dëshiron të vazhdojë bisedimet me Rusinë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus.

Por fjalët e zëdhënësit të Kremlinit bien ndesh me realitetin. Ukraina druhet se Moska do të rihapë frontin verior dhe do të sulmojë nga kufiri bjellorus rajonet e Volinit dhe Rivnes me ndihmën e ushtrisë bjelloruse.

Shërbimet sekrete britanike besojnë se lajmet për një mobilizim të përbashkët ruso-bjellorus janë një përpjekje për të shpërqëndruar ushtrinë ukrainase, që po përgatitet të rimarrë rajonin e Khersonit, në jug të vendit.

Rusia ka zhvendosur prej ditësh disa mijëra banorë në zona të sigurta, si pjesë e një operacioni të kontestuar, të cilin Moska e quan “evakuim”, ndërsa Kievi “dëbim”. Moska akuzoi ushtrinë ukrainase se vrau 4 civilë pasi bombardoi një urë të përdorur për të ashtuquajturat evakuime, akuzë kjo e mohuar nga Kievi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026