Vijon lufta me zjarret në Gjirokastër, riaktivizimi i flakëve rrezikoi 50 banesa

31 Korrik 2024 | 08:31

Në Gjirokastër vazhdon lufta me zjarret ndërsa janë rrezikuar edhe banesa. Mesnatën e së martës strukturat e emergjencave, pushtetit vendor, ushtria dhe vullnetarët ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror të Viroit.

Riaktivizimi i flakëve rrezikoi 50 banesa që ndodhen në afërsi të Parkut të Viroit.

Prej orës 04.00 të mëngjesit të së mërkurës operacioni për shuarjen e zjarreve është përqëndruar në zonën mbi qytetin e Gjirokastrës, si dhe në periferi të fshatrave Mashkullorë dhe Lazarat.

Riaktivizimi i zjarreve në kullotat e Malit të Gjerë rrezikon depërtimin e flakëve në afërsi të qendrave të banuara. Sipas Shërbimit Zjarrfikës deri tani situata është nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për banesat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026