Viktima nga cikloni në Majot, territori francez rrafshohet nga stuhia
Persona të shumtë kanë mbetur të vrarë pasi cikloni “Çido” ra në territorin francez në oqeanin Indian, Majot.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për stuhinë më të keqe që godet ishujt në thuajse një shekull.
“Çido” solli erëra që frynin me 220 kilometra në orë, duke shkulur çatitë e shtëpive dhe rrëzuar pemët në mbarë arqipelagun.
Duke folur në një takim emergjent në Paris, kryeministri francez Fransua Bajru deklaroi se rreziqet po akumuloheshin dhe furnizimi me ujë e ushqime ishin prioritet.
Ministria franceze e Brendshme bëri të ditur se 1.600 oficerë policie janë angazhuar për të ndihmuar popullsinë lokale. 110 specialistë dhe zjarrfikës janë nisur nga Franca.
Majot është territori më i varfër i Francës dhe më parë ka pasur probleme me thatësirën dhe mungesën e investimeve.
Gjithashtu, autoritetet atje janë përpjekur të frenojnë dhunën e bandave që pllakosi arqipelagun vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje