‘Viktimizim për pushtet’, Gashi hedh dyshime për atentatin ndaj drejtuesve të LDK-së
Avokati Tomë Gashi ka hedhur dyshime në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në mediat në Kosovë, se ka një plan për t’i kryer atentat kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gashi u shpreh se deri më tani, kjo nuk është vërtetuar, por edhe nuk është mohuar.
Sipas tij, liderët politikë shqiptarë, vazhdimisht janë viktimizuar për pushtet.
“Ka pasur indicie për eventualisht, tentime të atentateve ndaj prijësve të LDK-së. Unë nuk po e përmend nëse ashtu apo jo. Deri më tani, janë çështje që as mund të vërtetohen, as të mohohen. Por është paksa e dhimbshme dhe e çuditshme që shqiptarët, kudo që janë në pushtet, dëshirojnë që të jenë të viktimizuar.
Lufta politike, mbajtja e pushtetit, mos humbja e pushtetit apo dëshira për pushtet, i shtyjnë shqiptarët në disa raste, që të krijojnë situata të tilla jashtëzakonisht të rënda, a thua se po duam ta vrasim njëri-tjetrin”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë