Vit me humbje për energjinë, 20% e sasisë shkoi dëm në rrjet
Shqipëria nuk arriti të prodhonte vitin e kaluar energjinë elektrike të nevojshme për konsumin vendas. Thatësira, çmimet e larta dhe humbjet në rrjet ishin disa prej arsyeve që sollën humbje në sektor.
Në vitin 2022, Shqipëria prodhoi 7 milionë megavat energji elektrike, ndërkohë që iu deshën për konsum 7.9 mln megavat. Pra, diferencën e bleu në tregje të huaja duke dalë me bilanc negativ në 10 muaj të vitit, ndërkohë që vetëm në prill dhe dhjetor ecuria e prodhimit dhe shitjeve ishin pozitive.
Në të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë, bilanci energjetik doli negativ për shkak të thatësirës së tejzgjatur, që e mbajti nivelin e Fierzës në kuota të ulëta për disa muaj dhe çmimeve të larta të importit që ishin deri në 10 herë më të larta se çmimet mesatare ndër vite.
Gjithashtu, humbjet në rrjetin e shpërndarjes u regjistruan në 1.5 mln megavat orë, ose 20% e totalit, për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Pjesa më e madhe e tyre, humbjet teknike në masën 67% e tyre u shkaktuan nga rrjeti, ndërkohë që 33% erdhën nga lidhjet e paligjshme. Nëse kjo sasi do të shitej me çmim mesatar 300 euro, KESH do arkëtonte 450 mijë euro në buxhetin e tij.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por niveli mbetet i lartë, krahasuar me vende të tjera ku humbjet janë në nivelin 5 deri në 10%.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 21:33 Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti