Viza online në BE, qytetarët procedurë digjitale për të udhëtuar në zonën Shengen

29 Mars 2023 | 15:52

Ambasadorët e vendeve të Bashkimi Europian u kanë hapur rrugën procedurave të reja për marrjen e vizave në zonën Shengen.

Këshilli i Bashkimit Europian miratoi procedurën digjitale për gjithë procesin e vizave në Unionin.

Projekti parashikon që dokumentet fizike të zëvendësohen me ato digjitale. Qytetarët që janë pjesë e lëvizjes së lirë në zonën Shengen tashmë do të ndjekin vetëm aplikimin online dhe procedurat me dokumente fizike.

Ky proces parashikon të thjeshtojë procesin, të kursejë kohë për qytetarët dhe të shmangë procedurat burokratike. Zyrtarët e BE deklaruan se me këtë vendim nis një fazë e re që shmang udhëtime në konsullata dhe shpenzimet administrative.

Një vizë digjitale Shengen do e bëjë më të lehtë aplikimin për udhëtarët dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë për ta bërë zonën Shengen më të sigurt. Aplikimet online do të reduktojnë numrin e udhëtimeve në konsullatë dhe do ta bëjnë procesin më të qetë për administratat kombëtare.

Sipas ekspertëve të Bashkimit Europian, procedura e re e vizave i jep fund dhe rrezikut të falsifikimit të dokumenteve, si dhe vjedhjes së tyre.

Për këtë projekt BE po ndërgon një platformë të re, e cila është e mbrojtur dhe nga sulmet kibernetike. Në platformë qytetarët do të fusin të dhënat personale dhe pas pagesës së tarifës standarde do të marrin online njoftimin. Dokumenti do të ketë barkodin dhe element të tjerë sigurie, që njihen në gjithë hapësirën e zonës Shengen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026