“Vizita e Dendias në Tiranë”, Suli: U thyen akujt, Rama shkeli me këmbë negociatat në rastin Beleri
Përfaqësuesi i minoritetit grek, Marin Suli, tha në emisionin Now në Euronews Albania se vizita e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, në Tiranë është një shkrirje e akujve pas asaj që ai e cilësoi si shkelje të tryezes se negociatave nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Kjo sipas tij lidhet me rastin Beleri, që siç tha nuk ka te beje me një person, por me një komunitet të tërë dhe shkelje të të drejtave të tyre.
“Është një vizitë që ka thyer akujt, jo për fajin e palës greke, por të asaj shqiptare dhe kryeministrit Rama për shkelje me këmbë të tavolinës së negociatave për rastin Beleri, që përfaqëson një komunitet dhe shkeljen e të drejtave themelore.
Është edhe në kuadër të rritjes së rolit të Greqisë në Ballkan dhe forcimit të pozitës së Greqisë në aleancën me amerikanët dhe për të ristartuar bisedën e prishur nga Rama për çështje që duhen adresuar nga të dyja palët; Dendias për minoritetin grek që jeton në Shqipëri dhe Rama për emigrantët shqiptarë në Greqi. Është një takim mirëpritur që duhet të ketë vazhdimësi dhe të ketë produkte”, tha Suli.
Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”