Vizita e fshehtë e Thaçit në Shqipëri? Analisti kritika Vetëvendosjes së Albin Kurtit: Është për të ardhur keq
Krahas pandemisë globale të COVID-19, shteti i Kosovës vijon të përballet me një klimë të ashpër politike, e cila ka shtuar jo pak akuzat mes Kryeministrit në detyrë dhe presidentit të Republikës mbi krijimin e qeverisë së re. Për këtë temë, por edhe çështje të tjera ka folur analisti Besnik Berisha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Ai fillimisht komentoi debatin mbi pengimin e ardhjes nga Zvicra në Kosovë të ish-Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas tij, kjo temë është “shpikur” për të krijuar zhurmën e radhës dhe synon që të pengojë ardhjen e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet me kreun e LDK-së për formimin e qeverisë së re.
“Nuk është ndonjë lajm nëse zoti Pacolli është këtu dhe është atje, sepse është për keqardhje nëse ministria e Brendshme me të gjitha ato kapacitete në inteligjencë që mos ta di se ku është qytetari i saj. Unë besoj se e dinë, por zhurma që bëhet për të kufizuar lëvizjet e tij dhe për të pamundësuar ardhjen e tij në Kosovë me qëllim që ai të jetë prezent këtu për të negociuar marrëveshjen me zotin Mustafa dhe për të votuar qeverinë nëse plotësohen kushtet në Kuvend, justifikon këtë zhurmë që bëhet nga të tjerët. Ajo çfarë dihet tashmë është se zoti Pacolli ka një imunitet funksional, dhe nuk mund ta pengojë askush për asnjë arsye që të paraqitet në seancën e Kuvendit kurdo që ajo thirret nga kryetarja e Kuvendit”, tha ai.
Në lidhje me raportimet në media se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një vizitë të shkurtër në Shqipëri për të marrë Pacollin, analisti u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për referimin që i bën Shqipërisë si “shtet i huaj”.
Ministri i Brendshëm në detyrë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se Behgjet Pacolli ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë me ndihmën e makinës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ndaj ka kërkuar që policia të marrë masa për këtë veprim. Ai thekson se Pacolli ka thyer protokollin e shtetit të Kosovës.
“Për raportimet se zoti Thaçi se ka bërë një vizitë të shkurtër në territorin shqiptar, dhe që VV në pushtet e trajton tashmë si shtet të huaj është për keqardhje, sepse një ndër parullat e VV ka qenë bashkimi kombëtar. Meqenëse kanë ardhur në pushtet, kanë një politikë dhe synojnë ta mbajnë këtu pushtetin legjitim, që e mbajtën deri 51 ditë”, tha ai.
Analisti Berisha tha se përkundër zhvillimeve dhe akuzave që po ndodhin në Kosovë, qeveria e re tashmë ka nisur rrugëtimin e saj dhe LDK-ja po vijon punën për t’i mbushur mendjen Presidentit Thaçi se ekziston një shumicë votash në Kuvend, për të formuar kabinetin e ri qeverisës, pas rrëzimit të qeverisë Kurti e cila ishte e përbërë nga koalicioni VV-LDK.
“Qeveria tashmë është në konsolidim e sipër. Ka nis të kulmohet bashkimi i 61 votave për t’i demonstruar Presidentit të Republikës se ekziston një shumicë tjetër pas mocionit të mosbesimit.” , tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision