Vizita e papritur në Kiev, si u sigurua jeta e Presidentit Biden?
Një nga vizitat surprizë që bëri bujë në media por edhe në diplomaci ishte vajtja e presidentit Joe Biden në Kiev, një udhëtim që askush nuk e priste.
ALexander Kamyshin, kreu i kompanisë hekurudhore të Ukrainës ka treguar për median britanike the Guardian sesi arri të siguronte jetën e Presidentit të SHBA.
Të dielën mbrëma, Joe Biden nisi udhëtimin prej 10 orësh nga Polonia për të udhëtuar me trenin “Rail Force One”.
Së bashku personat e përfshirë në operacionin sekret për të sjellë presidentin amerikan në Kiev , ALexander kreu më parë kontrollin e trenit në një qendër komandimi. Në këtë mënyrë do të siguronin një udhëtim të sigurt.
Vitin e kaluar , ekipi i tij ka sjellë liderë botërorë, VIP-a dhe misione diplomatike pothuajse çdo ditë si pjesë e një programi të quajtur “Diplomacia e Hekurt”.
Siguria është gjithçka, shprehet Aleksandër për Guardian në një intervistë në stacionin kryesor hekurudhor të Kievit.
“Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje informacioni. Ne respektojmë besimin e delegacioneve. Nuk është një sfidë. Është puna që bëjmë çdo ditë. Imagjinoni, – thotë ai me buzëqeshje, – presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë me tren në një vend të shkatërruar nga lufta.
Vizita e Biden ka nënvizuar rëndësinë e rrjetit hekurudhor në një vend që – për një vit ka qenë kryesisht i aksesueshëm vetëm me hekurudhë ose rrugë.
Shumica e atyre që vijnë në Ukrainë, gazetarë, punonjës të ndihmës, diplomatë dhe liderë botërorë, vijnë përmes së njëjtës rrugë, zakonisht me trenat e ngadaltë të natës që lëvizin deri 600 km. Përdorur për herë të parë nga kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke marsin e kaluar, disa javë pas luftës, shembulli i tyre u ndoq shpejt nga kryeministri i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der.
Në fillim të luftës, trenat me ngjyrën e flamurit ukrainas evakuuan një numër të madh familjesh dhe tani ata janë ë element kyç që Ukraina të ketë kontakt me botën.
LEXONI GJITHASHTU
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)