Vizita e Vuçiç në Moskë, Gërvalla kërkon nga BE gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

9 Maj 2025 | 13:14

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kërkoi nga Bashkimi Evropian gjuhë “të qartë dhe të ashpër” ndaj Serbisë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po zhvillon vizitë në Rusi.

Ajo tha para mediave të premten, më 9 maj, se blloku duhet të heqë dorë nga “politika e ledhatimit” e cila sipas saj ka dështuar me Putinin dhe njësoj do të ndodh me Vuçiçin.

“Fakti që sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ndodhet në Moskë edhe krahë për krahë me diktatorin Putin demonstron solidaritetin dhe miqësinë e tyre,  është një situatë në të cilën bëjmë thirrje që BE të heqë dorë nga politika e ledhatimit e cila ka dështuar që me Putinin, edhe e cila është e destinuar të dështojë edhe me Vuçiçin. Kërkojmë nga BE që të përdorë një gjuhë të qartë, një gjuhë të ashpër, dhe të dënojë jo vetëm këtë vizitë, por edhe të dënojë të gjitha aktet e sulmet që Serbia i bënë ndaj popujve fqinje“, tha Gërvalla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026