Vuçiç për vizitën në Moskë: Shpresoj që BE të më ndëshkojë mua jo Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret pasoja për shkak të pjesëmarrjes së tij në paradën ushtarake ruse, por se pret që Bashkimi Evropian ta ndëshkojë atë personalisht, e jo Serbinë.
“Jam i bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane. Nëse BE-ja dëshiron të ndëshkojë dikë, le të më ndëshkojë mua. Unë do ta pranoj dënimin dhe do të kërkoj që të mos ndëshkohet i gjithë vendi”, tha Vuçiç për RTS.
VuçiԷ mbërriti sot në Moskë përmes Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, pasi Letonia dhe Lituania nuk i lejuan kalimin e avionit të tij mbi territorin e tyre.
“Udhëtuam përmes Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, dhe kur na u lejua korridori, vazhduam rrugën. Mbërrita në Moskë ku më priti zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, një nga figurat më të rëndësishme të diplomacisë ruse”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se disa anëtarë të qeverisë së Serbisë i kishin sugjeruar masa reciproke ndaj Letonisë dhe Lituanisë, por se ai ishte kundër një veprimi të tillë.
Vuçiç theksoi gjithashtu se “është krenar që, si president i një vendi populli i të cilit luftoi kundër fashizmit, do të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore”.
“Populli serb nuk ka pse të turpërohet, por duhet të jetë krenar për luftën e tij kundër fashizmit. Nëse ndonjë popull ka të drejtë të krenohet me luftën kundër fashizmit, ai është populli serb”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se nesër do të takohet me patriarkun rus Kirill, të cilit do t’i dorëzojë një dekoratë, si dhe me presidentin e Kazakistanit, Zhomart Tokajev, ndërsa të premten, pas paradës, fillimisht me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe më pas me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Vuçiç deklaroi se me Putinin do të diskutojë për një marrëveshje të re për gazin natyror dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione për shkak të pronësisë së saj ruse, si dhe për bashkëpunimin politik në nivel ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre