Vizita në burg dhe deklaratat, gazetari: Pse familja Murseli po e rivret Liridonën

11 Dhjetor 2023 | 11:05

Gaztari i Euonews Albania, Andrea Danglli, realizoi këtë të dielë dokumentarin Liri’dona, ku solli detaje të pathëna nga vrasja që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Now, Danglli ndalet tek trajektorja e çuditshme që kanë marrë së fundi deklaratat e Shaban Murselit, babait të Murselit.

Gazetari theksoi se veprimet e Shaban Murselit, duke filluar nga vizita në burg dhe mbrojtja për të birin, janë një rivrasje e dytë për Liridonën.

“Pas rivarimit të Liridonës, kemi dhe një rivrasje të saj. Babai i Naimit, Shabani, në fillim u shfaq shumë i tronditur në media ku foli për marrëdhënien e afërt që kishte me Liridonën, ku e trajtonte si vajzën e tij.

Në një moment tjetër shohim Shabanin, këtë person që më lehtë e ka të flasë për orientimin seksual të të birit, se sa për vetë vrasjen që ai kreu. Ai është më shumë i tronditur për akuzat për prirje seksuale të të birit, se sa për akuzat që i biri është porositësi i vrasjes së mamasë së fëmijëve, nipërve të vet.

Babai tshmë po shfaqet si një person që po ngre një kala të madhe përpara të birit për ta mbrojtur.

Është në të drejtën e tij që të shkoj të vizitojë të birin, por e gjithë avokatia që i bën lë shumë për të dëshiruar dhe pëson një lloj zhgënjimi. Shabani kalon nga një person që thotë se “unë do ta vrisja djalin me duart e mia po ta dija se ishte porositësi”, në një moment tjetër pasi kalon dallga e madhe ai shkon takon të birin në burg dhe nuk bën transparente asnjë gjë”, tha gazetari.

Ndiqni dokumentarin e realizuar nga Euronews Albania:

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026