Vizita në Kiev ‘mesazh i unitetit europian’, thotë Macron
Tre liderët e BE-së kanë udhëtuar në Kiev, në një përpjekje për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Sipas raportimit nga Reuters, citohet se Macron ka thënë: “Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”.
I pyetur se pse po zhvillohej vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se liderat menduan se ishte më mirë ta bënin këtë takim përpara një samiti të BE-së ku do diskutohej oferta e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, raporton BBC.
Scholz është sulmuar për mungesën e dërgimit të armëve të mjaftueshme në Ukrainë, por ambasadori i vendit në Berlin, Andrij Melnyk, tha se ai priste që Scholz të merrte një angazhim për armët e rënda që ishin premtuar prej kohësh, por që nuk janë dorëzuar ende.
Scholz ka hedhur poshtë kritikat se ai ka frenuar mbështetjen ushtarake, duke u përgjigjur duke thënë se Gjermania ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë dhe financiarë të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen