Vizita te KED, ambasadorja amerikane e shpreh simbolizmin edhe me veshje
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, së bashku me përfaqësuesin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, u takuan dje me drejtuesen në detyrë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha.
Të dy ambasadorët theksuan se gjykata kushtetuese është thelbësore jo vetëm për të garantuar stabilitetin e Shqipërisë, por edhe për vazhdimin e procedurave për hapjen e negociatave.
Ambasadorja amerikane ka shprehur mbështetjen dhe respektin e saj ndaj gjykatëses Tusha dhe të tjerëve që kanë kaluar vetting-un.
“Respekt ndaj gjykatëses Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SHBA-të mbështetin fuqimisht atë dhe gjyqtarët e prokurorët e tjerë që kanë kaluar Vetting-un. Është koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet”, tha Jyri Kim.
Ambasadorja ka vendosur që mesazhet për drejtësi t’i shprehë edhe nëpërmjet veshjes.
Spila dekoruese në xhaketën e saj ka qenë simboli i drejtësisë, zonja e drejtësisë me sytë e mbyllur dhe peshoren në dorë, që tregon se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe se të bërit drejtësi do të thotë të vendosësh në peshore interesat e kundërta.
Ky simbol e ka origjinën që nga mitologjia e lashtë greke, me perëndeshën Temis, e cila përfaqësonte rendin hyjnor, drejtësinë, ligjin, ligjin natyror dhe zakonin. Simboli i saj është peshorja, mjeti që përdoret për të mbetur të ekuilibruar e pragmatikë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë