Vjedhja në Luvër, dy të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e muzeut të Luvrit dy javë më parë, kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitjen e bujshme, tha të mërkurën Prokurorja Laure Beccuau.
Sipas raportimeve, një i dyshuar është një shtetas algjerian 34-vjeçar i cili jeton në Francë që nga viti 2010. Ai u arrestua të shtunën në mbrëmje në aeroportin Charles de Gaulle, ndërsa po bëhej gati të fluturonte për në Algjeri pa biletë vajtje-ardhje.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër, 39 vjeç, u arrestua të shtunën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Aubervilliers.
“39-vjeçari ishte i njohur për policinë për disa vjedhje dhe ADN-ja e tij u gjet në njërën nga vitrinat prej xhami ku ishin ekspozuar bizhuteritë dhe në sendet që hajdutët lanë pas”, tha Prokurorja.
Dyshja dyshohet se ishte pjesë e grupit që hyri me forcë në galerinë Apollon të muzeut dhe vodhën disa nga xhevahiret e kurorës franceze, një prej thesareve më të çmuara të muzeut.
Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin 88 milionë euro, ndërsa grabitja ndodhi më 19 tetor, kur katër hajdutë të armatosur me vegla elektrike hynë në ndërtesë në mes të ditës, duke i shpërqendruar rojet dhe kamerat e sigurisë.
Prokurorja tha se pjesa më e madhe e bizhuterive nuk është gjetur ende dhe se banda mund të jetë më e madhe sesa katër personat e identifikuar nga kamerat e sigurisë, duke lënë të hapur mundësinë e një operacioni më të gjerë kriminal.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet përpiqen të rikuperojnë thesaret e humbura dhe të identifikojnë të gjithë të përfshirët në këtë vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë