Vjen reagimi i parë nga PD pas votimit në seancën plenare të Iranit si vend sponsor i terrorizmit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar këtë të martë pas votimit me 79 vota pro në seancën plenare të Kuvendit, me votat e mazhorancës lidhur me rezolutën për të shpallur Iranin vend sponsor të terrorizmit. Berisha në deklaratën e shpërndarë thotë se Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve .
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.
Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid