Vjen reagimi i parë publik i Sali Berishës pas vendimit të Kushtetueses mbi pezullimin e Ballukut
Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, këtë të shtunë, në rubrikën e tij në komunikim me publikun në rrjetet sociale, ka reaguar për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e zv/kryeministres njëkohësisht ministres Belinda Balluku.
Berisha tha se përshëndet vendimin dhe komenton se sipas tij kjo ndodhi për shkak të një presioni ndërkombëtar mbi kryeministrin Edi Rama.
“Rama u vërtetoi shqiptarëve se është i aftë të shkelmojë edhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politik, integrimin në BE, për interesat e veta. Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin kartonin e kuq e të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë gjatë gjithë ekzistencës së BE-së, vendimi i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit. Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet. Rama, në mënyrën më të papërgjegjshme, më anti-Kushtetuese dhe anti-ligjore, vendosi të përdorë GJK-në si mburojë të vjedhjeve të tij. Pas 9 orësh, GJK nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve që, me guximin e tyre, rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve.” -tha Berisha
Samiti i NATO-s në Ankara, nis dita e dytë! Liderët botërorë diskutojnë nga lufta në Iran deri te ajo në Ukrainë! Rama takim me Rutte dhe Erdogan
I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia