Vjosa del nga shtrati, prefektja e Vlorës mbledh Shtabin e Emergjencave
Vendi vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa Prefektja e Vlorës ka mbledhur Shtabin e Emergjencave në ambientet e Njësisë Administrative Novoselë për të analizuar situatën e krijuar pas daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Prefektja, Evis Allushi, ka kërkuar informacion të detajuar nga të gjitha strukturat përgjegjëse, duke theksuar gatishmërinë maksimale për menaxhimin e situatës. Ajo nënvizoi se prioritet mbeten banorët dhe siguria e tyre.
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, bëri një pasqyrë të situatës në qytet pas reshjeve, duke kërkuar zgjidhje përfundimtare për banesat pranë shtratit të lumit. Ajo theksoi domosdoshmërinë e largimit të tyre dhe sistemimin e familjeve të prekura, përfshirë edhe strehimin në banesa sociale.
Kreu i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, kërkoi zgjidhje për problematikën e gërryerjes së tokave në Mifol si dhe për argjinaturën në Bishan, të cilat paraqesin rrezik në raste reshjesh të shumta.
Ndërkohë, shefi i Rendit, Shpëtim Hasanaj, iu referua edhe problematikave në qarkullim, duke informuar mbi masat e marra për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut.
Nga institucionet u theksua gatishmëria për çdo situatë emergjente dhe ndërhyrja e menjëhershme në ndihmë të banorëve, në rast se situata përkeqësohet nga përmbytjet.
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani