Vjosa Osmani me veshje ushtarake, mesazhi para ushtarëve të Kosovës

28 Dhjetor 2022 | 14:38

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për herë të parë ajo ka dalë në publik me rroba ushtarake teksa foli në Komandën e Forcave Tokësore në Istog, ku rtha se në kohën kur arkitektura e sigurisë po sfidohet e atakohet, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri.

Komandantja supreme para ushtarëve të vendit tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet  autoritare hegjemoniste. Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha Osmani.

“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin. Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë. Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet”, tha ajo më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës

Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, duke sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh....
12:07 | 06/07/2026

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026