Vjosa Osmani merr titullin “Patroni i Kalasë” në Berat

5 Shtator 2023 | 14:40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë sot në Berat titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze të Beratit, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës.

Ka qenë kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ai që i ka dorëzuar presidentet së Kosovës Osmani titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara.

Pas marrjes së titullit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pohuar se për të është nder i madh që ndodhet në Berat për të marrë këtë titull.

“Është nder i madh që ndodhem para jush sot për të pranuar këtë titull si Patron i Kalasë së Beratit, kala që daton këtu e 2500 vjet më parë. Ky është një nder jo vetëm për mua por për të gjithë banorët e Kosovës”, u shpreh Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026