Vjosa Osmani tregoi çfarë diskutoi me Escobar-in
Vjosa Osmani deklaroi për mediat pas takimin me Escobar-in, se i kishte shprehur të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin angazhimin e Kosovës në përmbushjen e synimeve të përbashkëta, në një kohë të vështirë për Europën.
“Kosova mbetet jashtëzakonisht e përkushtuar për të bërë gjithçka që mundet për të mbështetur aleatët tanë në mbrojtje të paqes dhe demokracisë,” – u shpreh Osmani, e cila nënvizoi se diçka e tillë është reflektuar dhe në politikën e jashtme, në sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.
Ajo u shpreh se gjatë takimit u diskutua nevoja për të ecur përpara në procesin e dialogut.
Osmani shtoi se kishte theksuar se Kosova ka qenë gjithnjë pala konstruktive, por është e gatshme ta rrisë angazhimin për të intensifikuar procesin. Presidentja e Kosovës kishte shprehur gjithashtu shqetësimin për mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Ajo sqaroi se i ka adresuar Gabriel Escobar-in një sërë çështjesh të cilat, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të marrin zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)