Vjosa Osmani zbulon se kur mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri
18 dhjetori pritet të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, pas konsultimit që pati me krerët politikë në vend.
“Ne do të ulemi edhe një herë me ekipin tonë ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve do të jetë më 18 dhjetor”, tha ajo në një konferencë për media.
Sipas saj, mbërmjen e sotme apo mëngjesin e së nesërmes pritet të shpallen zgjedhjet, duke shtuar se po respektohen ligjet dhe afatet sa i përket organizimit të tyre.
Katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre, si vazhdimësi e veprimeve të Listës Serbe e cila po kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Ky veprim i ka hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna meqë sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mandati i çdo kryetari të komunës merr fund me dorëheqjen e tij.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë