“Vjosën e tërheq Albini”-Kapri: Në Shqipëri Kurti shihet si kontrasti i madh i Ramës
Historiani Erald Kapri është shprehur se pëlqyeshmëria e lartë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në Shqipëri, vjen për shkak se ajo shihet si bashkëudhëtare e kryeministrit Albin Kurti.
Komentet Kapri i bëri në emisionin Barometri në Euronews Albania, ku tha se në 2-3 vitet e fundit kryeministri Albin Kurti ka një rritje të ndjeshme të popullaritetit në Shqipëri.
Kapri tha se kjo rritje e Kurtit në vendin tonë vjen pasi sipas tij, ai shihet si kontrasti i madh i kryeministrit Edi Rama, si një personazh që lufton korrupsionin dhe oligarkët.
“Tek ky slajd se çfarë mendojnë shqiptarët për liderët e Kosovës, mund t’i ndajmë në 3 grupe. Albini me Vjosën një përqindje, Ramushi me Hashimin dhe liderët e opoztës. Vjosa që ka këtë pëlqyeshmëri, besoj se e ka meqë është bashkëudhëtare e Albinit, e tërheq Albini nga pas.
Ramushi dhe Hashimi është komplet pikëpamje romantike, ata njihen si heronj lufte në Shqipëri dhe shqiptarët nuk dinë aspak mbi debatin politik në Kosovë. Glauku që ka këtë përqindje të ulët, kam përshtypjen se tashmë është kthyer në një burokrat dhe nuk ka peshë në jetën publike. Ndërsa kjo pëlqyeshmëri për liderët e opozitës, edhe pse janë figura të reja të dy bashkë, ka të bëjë me faktin që nuk janë investuar në njohje.
Albin Kurti në 2-3 vitet e fundit, popullariteti i tij në Shqipëri është në përmasa të jashtëzakonshme, sepse po bën kontrastin e madh me Ramën. Albini shihet e kundërta e Ramës, shqiptarët shohin te Albini atë që nuk e kanë në Shqipëri. Kryeministrin e pakorruptuar, atë që lufton hapur oligarkët, etj”, tha Kapri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit