VKM/ Këshilli i Ministrave krijon Inspektoriatin Qendror të Arsimit Parauniversitar

27 Shkurt 2026 | 16:07

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte vendimin për krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar, IQAP, një strukturë e re që do të ketë në fokus kontrollin dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend.

Vendimi, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, parashikon që IQAP të funksionojë si person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë dhe në varësi të ministrit përgjegjës për arsimin.

Sipas dokumentit, misioni i IQAP-it do të jetë garantimi i respektimit të kërkesave ligjore në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, përmes ushtrimit të funksionit të inspektimit.

Inspektorati do të:

  1. Verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së shkollave me kuadrin rregullator në fuqi;
  2. Unifikojë praktikat e inspektimit në të gjithë territorin e vendit;
  3. Vlerësojë përmbushjen e kritereve të licencimit për institucionet arsimore private dhe do t’i propozojë ministrit pezullimin apo heqjen e licencës në rast shkeljesh;
  4. Hartojë programin vjetor dhe mujor të inspektimeve, si dhe raportin vjetor;
  5. Informojë publikun për vendimet dhe rezultatet e kontrolleve.

IQAP do të organizohet në nivel qendror dhe do të ushtrojë juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes inspektorëve që do të atashohen edhe pranë drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar.

Në krye të institucionit do të jetë Kryeinspektori, i cili do të emërojë dhe lirojë nga detyra inspektorët dhe stafin administrativ, do të administrojë buxhetin dhe do të nxjerrë urdhra e udhëzime për veprimtarinë inspektuese. Kryeinspektori do të raportojë drejtpërdrejt te ministri përgjegjës për arsimin.

Struktura dhe organika e IQAP-it do të miratohen me urdhër të Kryeministrit, ndërsa institucioni do të ketë stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Vendimi parashikon që funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar të transferohen pranë IQAP-it.

Deri në nisjen e funksionimit të plotë të strukturës së re, këto institucione do të vijojnë aktivitetin sipas organizimit aktual.

Ministri përgjegjës për arsimin dhe Inspektori i Përgjithshëm do të kenë afat tre muaj nga hyrja në fuqi e vendimit për të përgatitur strukturën dhe për të ndjekur procedurat për emërimin e Kryeinspektorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026