’30 qershori’, Haxhiu: Meta s’ka arsye morale të jetë president, Bushati: Votime si të partisë së punës
Analisti Baton Haxhiu e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit si një goditje për presidentin Ilir Meta.
Sipas Haxhiut, Kushtetuesja ‘e bëri Ilir Metën që moralisht qëndrimi i tij në karrigen e presidentit të jetë i paarsyeshëm’.
Analisti shtoi se edhe pse ai vetë ka humbur besimin tek Gjykata Kushtetuese me vendimet ‘përshkruese’ që ky organ ka marrë, vendimi i sotëm është rast i mirë që palët të mësojnë si të sillen me kushtetutën.
Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, të mbajtura pa pjesëmarrjen e partive kryesore opozitare, si zgjedhje moniste dhe të cilat nuk i dekretoi.
Gazetari Andi Bushati u shpreh se votimi i 30 qershorit nuk ishte zgjedhje.
“Mjafton të shohësh raportin e OSBE-ODIHR, nuk ka pasur në 30 vjet raport më të zi për një garë elektorale në Shqipëri. Nga njëra anë unë e kuptoj që askush nuk mund t’i marri zgjedhjet peng në Shqipëri, por a është një lloj pengmarrje edhe zgjedhjet në thundrën e një partie të vetme?”, deklaroi Bushati.
“Kur partia fillon të sillet si parti-shtet është shumë më e rrezikshme se shtyrja e zgjedhjeve me disa javë,” argumentoi Bushati.
Dy analistët u përplasën për efektet që sollën zgjedhjet, ku sipas Bushatit u vunë në krye figura të pakontrolluara, gjë që Haxhiu e cilësoi si pasojë e mungesës së konkurrencës mes partive.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë