VLEN: Gënjeshtrat e Grubit nuk mbajnë

3 Dhjetor 2024 | 20:01

Koalicioni VLEN përgënjeshtron ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi se janë arrestuar vetëm të rinj shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e pastër dhe tentim për ta mjegulluar situatën politike në vendin tonë.

Qëllimi i tij dhe i BDI-së është ta destabilizojnë vendin dhe të shpëtojnë nga krimet e tyre. Ne kujtojmë opinionin se gjatë ditëve të fundit janë arrestuar pa dallime etnike të gjithë ata që kanë tentuar të nxisin urrejtje ndëretnike, pra mes të arrestuarve ka të rinj maqedonas dhe shqiptar.

28 Nëntori është festuar nga Kumanova deri në Strugë si asnjëherë më parë. Andaj kjo festë madhështore u është bërë therë në sy, prandaj Grubi bashkë me BDI-në nuk kursejnë as festën e 28 nëntorin për ta përdorur si tymnajë që të nxisin tensione ndëretnike për t’i mbuluar krimet e tyre.

Sa i përket koalicionit VLEN, mbështetja ndaj shqiptarëve është e theksuar me institucionalizimin e datave dhe jo me fjalë folklorike si deri më tani.

Të qartësojmë se koalicioni VLEN në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ishte koalicion i pastër shqiptar i përbërë nga katër parti politike për dallim nga Fronti Evropian i udhëhequr nga Grubi dhe BDI të cilët nën ombrellën e këtij koalicioni futën edhe disa parti rome, turke boshnjake dhe minoritete tjera. Janë të kota thirrjet për moslegjitimitet etnik pasi matja në vota nuk bëhet në baza etnike shqiptare mes Frontit Euorpian dhe Koalicionit VLEN-it.

Së shpejti do të ketë takim ndërqeveritar mes Tiranës zyrtare dhe Shkupit zyrtar.

Koalicioni VLEN është angazhuar fuqishëm për t’ua rikthyer dinjitetin shqiptarëve në vend. VLEN është garantues i shqiptarëve në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026