Vllaznia beson te fitorja, shkodranët rikthehen në “Loro Boriçi” me Partizanin

25 Tetor 2024 | 17:37

3 ndeshje pa fitore janë shumë për Vllazninë dhe trajnerin Thomas Brdariç, ndërsa dueli me Partizanin është i një tjetër niveli vështirësie.

Disfata në transfertë ndaj Laçit i ka vështirësuar disi llogaritë, por për teknikun e shkodranëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Lojtarët janë të motivuar dhe do të japin maksimumin, duke e ditur se çfarë i pret të shtunën.

“Ne jemi optimistë, rikthehemi të luajmë përpara tifozëve tanë dhe na duhet një performancë pozitive në ‘Loro Boriçi’ ndaj Partizanit. Lojtarët duhet të jenë gati, kemi disa rikthime, pasi javët e fundit ekipi nuk ka qenë i plotë, por kjo javë duket mirë. Me energjinë e duhur jemi përgatitur për të dhënë maksimumin ndaj Partizanit”, tha Thomas Brdariç trajner i Vllaznisë.

Gjatë javëve të fundit, problem kanë qenë dëmtimet, mes tyre dhe goleadori i Superligës, Bekim Balaj.

“Stojanoviç dhe Gurishta duken mirë, po ashtu Balaj është përpjekur maksimalisht për të qenë gati për ndeshjen. Është një lojtar kyç për ne, na ka munguar në ndeshjet e fundit dhe do të marrë minuta ndaj Partizanit”, u shpreh ai.

Pas disa ndryshimeve të bëra në shkallët e stadiumit, tifozët shkodranë do të jenë sërish të pranishëm në ‘Loro Boriçi’, për të mbështetur skuadrën e zemrës në një test tejet të vështirë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026