Vllaznia me sytë nga Laçi, shkodranët kërkojnë të ruajnë kreun, Tirana shkon në Korçë
Vllaznia kërkon të ruajë ritmin dhe ta bëjë të paprekshëm kreun e renditjes.
Në ndeshjen e javës së nëntë të kategorisë superiore, përballë do ketë një ekip mjaft të vështirë si Laçi, por tekniku i shkodranëve ka besim se skuadra e tij do ja dalë.
“Vëmendja është e gjitha në ndeshjen përballë Laçit pasi kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe më shumë sesa për tre pikët është e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës,” – u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Nga ana tjetër Tirana kërkon që të ruajë ritmin.
Pas dy fitoreve të para në stolin e bardhëebluve për këtë sezon, trajneri Nevil Dede kërkon nga skuadra të mos e ulë gazin. Përballë kanë Skënderbeun, një kundërshtar që në këtë sezon po tregon që nuk është më ai i dikurshmi.
“Është garë dhe duam të fitojmë. Po mendojmë vetëm për ndeshjen me Skënderbeun. Pa kaluar ajo ndeshje nuk mendojmë për të radhës. Normalisht është një periudhë me shumë ndeshje. Rezultatet i japin besim ekipit. Me një klimë pozitive lojtarët japin më të mirën. Do mundohemi të jemi pozitivë. Ana psikologjike është e mirë, por duhet të mundohemi të shënojmë sa më shpejt edhe më shumë. Kemi elementë të rinj që duan qetësi dhe minuta,” – tregoi Dede.
Në ndeshjet e tjera të javës së nëntë Partizani luan përballë Bylisit, Kukësi përballet me Kastriotin ndërsa Teuta udhëton në transfertën e Apollonisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk