Vlora Çitaku flet për rrugëtimin 14 vjeçar të Kosovës
“Sot ishte 14 vjetori i pavarësisë, edhe pse ishte një ditë uniteti, një ditë bashkimi, ditë reflektimi sepse është paguar një çmim i madh për lirinë e Kosovës, sot fatkeqësisht Kuvendi i Kosovës u keqpërdor për beteja të brendshme politike”.
Kështu tha Vlora Çilaku duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani që nuk përmendën bartësit e institucioneve që, sipas saj, kanë qenë akterët kryesorë të shpalljes së pavarësisë.
“Kjo nuk do t’i bënte më të vegjël, do t’i bënte më të mëdhenj”, tha Çitaku, nënkryetare Partisë Demokratike të Kosovës.
14 vjet shtet
Vlora Çitaku, si deputete që firmosi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, reflektoi se çfarë do të mund të bëhej më shumë në këto 14 vite shtetësi.
“Unë mendoj që jo secili në Republikën tonë ka pasur mundësinë e barabartë që të realizojë ëndrrat dhe potencialet. Unë mendoj që është dashur të bëjmë më shumë edhe si klasë politike edhe si shoqëri që të ofrojmë më shumë mundësi të barabarta për të rinjtë e Kosovës”, tha Çitaku.
Gjykata e Hagës
Çitaku ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës edhe kur ajo është drejtuar nga Hashim Thaçi, e më pas Kardi Veseli. Të dy ish-krerët e partisë sot ndodhen në GJykatën Speciale në Hagë ku po hetohen për krime lufte.
Ajo rikujton se në atë kohë, krijimi i Gjykatës ishte i pashmangshëm.
“Ose do të duhej ta bënim ne ose do ta bënte Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të keni parasysh se ajo Gjykatë erdhi si pasojë i një raporti të miratuar nga Këshilli i Evropës ku Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu mveshën akuza monstruoze për trafikim organesh”, tregon Çitaku.
E pyetur se a “u pastrua” në një formë Kosova nga skena e vjetër politike nga emrat që sollën pavarësinë, që lidheshin me luftën e me rezistencën, me ngritjen e Gjykatës, zonja Çitaku
“Për dallim nga ju në Shqipëri, për ne ndryshimi i gjeneratave nuk është traumatik. Ne e kalojmë këtë proces shumë natyrshëm dhe nuk kemi pasë nevojë për një gjykatë që ta ndryshojë peisazhin politik në Kosovë”, tha ajo.
Ajo tha se zoti Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi etj. nuk janë në Hagë si liderë partiakë por si luftëtarë për lirinë e Kosovës dhe se vendi duhet te bëjë çmos për t’i ndihmuar ata.
Dialogu
Sa i përket dialogun me Serbinë, Çitaku u deklarua se qeveria e tashme e Kosovës nuk ka pasur qëndrim konsistent.
“Fillimisht qëndrimi i parë ka qenë se nuk do të dialogohet me Serbinë pa kërkim falje, pastaj dialogu u vendos si pikë e 15 e dialogut, pastaj 7, pastaj 4…tani po del që është top prioritet edhe për këtë qeveri”, u shpreh ajo.
Duke kujtuar për 17 shkurtin 14 vjet më parë, Çitaku tha “ishte dita më e lumtur e jetës time”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë