Vlora nën “pushtetin” e tymit, zjarri në fushën e mbetjeve vijon prej 3 ditësh
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të hënë në brendësi të fushës së mbetjeve në Vlorë, e cila vijon të digjet prej tre ditësh duke shkaktuar shtullunga të mëdha tymi dhe ndotjeje në të gjithë qytetin.
Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, tha nga vendngajrja se në teren janë rreth 200 punonjës lokal dhe qendror, të cilët po mundohen të neutralizojnë vatrat e zjarrit. Madje ditën e sotme ka pasur dhe ndërhyrje nga ajri për të normalizuar situatën.
Gabaj theksoi gjithashtu se kamionë me dhe po vijnë nga zona të ndryshme të qytetit të Vlorës për të mbuluar grumbujt e plehrave që po digjen.
Sipas gazetarit 5 banesa aty pranë janë pushtuar nga tymi dhe kanë rrezikuar të digjen.
“Zona është shumë pranë hyrjes së qytetit. Situata është tepër kritike pasi prej tre ditësh i gjithë qyteti është pushtuar nga tymi. Djegia ka nisur mëngjesin e tre ditëve më parë. Më tepër se 200 persona, zjarrfikës, punonjës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe punonjës të bashkisë janë vendosur në terren për të luftuar me flakët. Në këto çaste nuk ka më flakë, por janë në pjesën e brendshme, ku grupet e punës po punojnë t’i mbulojnë me dhe. Kamionë me dhe kanë ardhur për të mbuluar flakët në këtë zonë. Sipas informacioneve janë 4 ose 5 banesa që janë pushtuar nga tymi, por madje janë rrezikuar dhe nga flakët”, tha Gabaj.
Gjithashtu gazetari shtoi se problematike janë vatrat e aktivizuara në pjesën e poshtme të grumbujve me mbeturina.
“Vatrat janë aktive në pjesën e poshtme dhe ndaj është tepër e vështirë shuarja e tyre. Madje dhe era favorizon përhapjen e flakëve”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë