Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma
Rreth orës 04:10 të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia” të qytetit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në apartamentin ku jetonte shtetasi Arnaldo Matodashaj, 35 vjeç. Dyshohet se 35-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë.
Pas ndihmës së parë mjekësore, Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes, është sekuestruar arma e zjarrit, një pistoletë tip Glock, që dyshohet se ka shërbyer për plagosjen e tij. Sipas policisë thuhet se Matodashaj është vetëplagosur në banesë. Pistoleta është shkrepur dhe ai ka marrë një plagë në kokë, e cila është e rëndë dhe rrezikon jetën.
Ky i ri është një figurë e njohur për policinë e Vlorës, pasi në korrik të vitit 2023 është arrestuar së bashku me një shok të tij për mbajtje dhe lëvizje të armëve pa leje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil