Vlora prej katër ditësh pa ujë, reagon për herë të parë kryetarja e Bashkisë së Vlorës: Po presim pjesët rezervë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Vlora vijon të vuajë prej katër ditësh nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një avarie të rëndë në linjën kryesore furnizuese. Situata ka shkaktuar pakënaqësi të fortë te qytetarët, të cilët që prej ditës së djeshme kanë dalë në protestë, protesta që kanë vijuar edhe sot.
Gjatë tubimeve janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe tensione pranë disa institucioneve, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë.
Lidhur me situatën, ka reaguar për herë të parë Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një fatkeqësi natyrore dhe ka bërë thirrje që situata të mos përdoret për qëllime politike.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen,” – është shprehur Mersini.
Sipas saj, zgjidhja përfundimtare është në rrugë e sipër. Kryetarja e Bashkisë bëri të ditur se pjesët rezervë për riparimin e defektit po vijnë nga Turqia.
“Në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë,” – tha ajo.
Ndërkohë, Bashkia ka vënë në funksion një zgjidhje të përkohshme për të përballuar situatën. Furnizimi me ujë po realizohet pjesërisht përmes ujësjellësit, ndërsa në terren janë angazhuar 15 autobotë, si dhe strukturat e emergjencave civile, të cilat po shpërndajnë ujë të ambalazhuar për qytetarët.
Autoritetet lokale shprehen se po punohet me intensitet për normalizimin sa më të shpejtë të situatës, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të rikthimit të plotë të furnizimit me ujë.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse