Vodafone Albania fiton çmimin Ookla si Rrjeti më i Shpejtë Celular në Shqipëri
Pasi u analizuan në detaje rezultatet e testeve të realizuara nga konsumatorët, duke përdorur aplikacionin për Testin e Shpejtësisë (Speedtest™), Vodafone Albania është vlerësuar si Rrjeti më i Shpejtë Celular në Shqipëri nga Ookla® Speedtest™, pjesë e Ziff Davis, një kompani lider në nivel ndërkombëtar për analiza digjitale të vlerësimit të operatorëve mobile dhe me një portofol të gjerë shërbimesh teknologjike. “Ky çmim i jepet rrjetit të Vodafone Albania për shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe performancën më të mirë në krahasim me rrjetet e tjera të lëvizsshme në treg, gjatë tre-mujorit të tretë e të katërt të 2023-shit”, tha Stephen Bye, President dhe CEO i Ookla-s. “Jemi të lumtur ta njoftojmë Vodafone Albania për këtë arritje, e cila është rezultat i përkushtimit të tyre të palëkundur për t’iu ofruar klientëve një eksperiencë superiore të rrjetit.”
Vodafone Albania është vlerësuar nga brande të mirënjohura ndërkombëtare për treguesit e performancës së rrjetit, duke u certifikuar 6 vite rresht si rrjeti më i mirë i lëvizsshëm në vend dhe 2 vitet e fundit (2021, 2022) për rrjetin fiks, me një diferencë të konsiderueshme me konkurrentët. Vodafone Albania ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet e para që sjell teknologjitë e reja në treg (si interneti 3G, 4G).
Rrjeti cilësor dhe interneti i shpejtë janë jetike në një botë që sa vjen e bëhet edhe më digjitale e ku bizneset apo shërbimet, përfshirë ato shtetëroret, janë zhvendosur online. Prandaj ky çmim është një siguri më shumë për abonentët e Vodafone, të cilët jo vetëm që kanë përvojën e klientit më të mirë në tregun shqiptar sot, por gjithashtu falë rrjetit të mirë e të shpejtë marrin shërbime cilësore, çka iu ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë