Vodhën 3 mln euro përmes call-centerave, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për dy të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi, të cilët akuzohen për përfitimin e tre milionë euove përmes skemave të mashtrimit me call-centera.
Të dy u shpallën fajtorë dhe iu sekuestruan pasuritë e shumta të vendosura në rrugë të paligjshme.
Gjykimi ndaj tyre u zhvillua me procedurë të shkurtuar, çka solli përfitimin e uljes së dënimit me 1/3.
Jusel Mici u dënua fillimisht me 12 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkuartuar do të vuajë 8 vite burg. Ndërsa Mendim Domi nga 11 vite që u dënua do të duhet të kaloj në burg 7 vite e 4 muaj. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj.
Të dy të pandehurit janë shpallur fajtorë për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, për pastrim parash dhe për fshehje të ardhurash. Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal i tyre ishte i shtrirë në disa shtete të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë, Lituaninë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku përmes kompanive fiktive dhe faqeve të internetit të kontrolluara nga grupi, josheshin qytetarë për të investuar në platforma të rreme për tregti me letra me vlerë dhe kriptovaluta.
Viktimat transferonin shuma të konsiderueshme në llogari të huaja që më pas përdoreshin për të zhdukur gjurmët e parave përmes konvertimit në kriptovaluta ose transferimeve të mëtejshme në shoqëri të tjera. Sipas SPAK, dëmi ekonomik i provuar nëpërmjet kallëzimeve të depozituara kap vlerën e 3 milionë eurove, por që dyshohet se numri real i të dëmtuarve dhe shuma e përfituar nga aktiviteti kriminal është shumë më e madhe.
Në kuadër të këtij procesi penal, Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një numri të konsiderueshëm pasurish në emër të Jusel Micit, Mendim Domit dhe personave të afërt të tyre, përfshirë apartamente dhe prona të paluajtshme dhe llogari bankare.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup