Vodhi 10 mijë € në një studio ligjore në Tiranë, arrestohet pas dy vitesh 42-vjeçari

20 Qershor 2025 | 12:07

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të ndodhur në vitin 2023, në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Policia njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Kodi”, u arrestua shtetasi E. (F.) L., 42 vjeç, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari, në bashkëpunim me bashkëshortët A. Rr. dhe E. Rr., ka vjedhur rreth 10 000 euro në ambientet e një studioje ligjore, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë, lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari.

Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.

42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026