Vokalisti i ‘Elita 5’ tregon sesi grupi ka rezistuar 33 vite në skenë
Vokalisti i grupit ‘Elita 5’ Arif Ziberi u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se ky grup publikon një këngë të re pas disa vitesh punë.
“Ne kemi shumë vite në skenë, por aq vite sa kemi, nuk kemi shumë këngë të publikuara. Ne kështu punojmë dhe kështu krijojmë, nuk dimë ndryshe dhe mendoj se nuk duhet të nxirret aq shpesh këngë. Ne kur jemi të bindur që kemi bërë diçka të bukur, e nxjerrim”, u shpreh z. Ziberi.
Ai tregoi se që prej fillimit të karrierës, 33 vite më parë, kanë vendosur që të qëndrojnë larg festivaleve, apo konkurseve.
“Që nga fillimi i karrierës e kemi pasur këtë qasje. Ne kemi vendosur të mos jemi grupi i festivaleve”, u shpreh këngëtari teksa nënvizoi se kjo rrugë u ka sjellë sukses.
Ai tregoi 3 elementët që e kanë mbajtur bashkë grupin në më shumë se 30 vite.
“Ne jemi si grup që nga shkolla fillore dhe e mesme bashkë. Secili anëtar i grupit i di ato përgjegjësitë e veta dhe sinqeriteti ndaj njëri-tjetrit dhe dëshira e madhe për muzikë na kanë mbajtur bashkë”, tha ai.
“I kemi ngelur besnik stilit tonë edhe pse ka qenë e vështirë”, tregoi këngëtari.
Z. Ziberi nënvizoi se të gjithë anëtarët e grupit janë familjarë dhe nuk konsumojnë alkool apo substanca të tjera.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin