Von Cramon i “tregon” pamjet e terroristëve Borrell: Po këta kur do t’i sanksionojmë

26 Shtator 2023 | 14:35

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shpërndarë në platformën X videon  e grupit terrorist të cilët ditën e diel organizuan një sulm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku

Bashkëngjitur me videon Von Cramon ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ajo ka etiketuar në këtë postim komisionerin europian Oliver Varhelyi, shefin shefn e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel si dhe Presidenteb e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi i tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së? Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon në X (dikur me emrin Twitter).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026