Von der Leyen bisedë telefonike me Zelensky: E përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën

27 Maj 2026 | 21:28

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky shkroi ajo në një postim në X.

Siç thekson Presidentja e Komisionit Evropian në postimin e saj: “Unë përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën , ndërsa Rusia vazhdon në luftën e dhunshme të agresionit që ka nisur.”

“Kredia mbështetëse për Ukrainën do të japë një kontribut vendimtar. Vetëm këtë vit, ajo do të ndajë 28.3 miliardë euro për të mbuluar nevojat ushtarake të Ukrainës ”, theksoi von der Leyen.

Së fundmi, ajo tha se “ ne diskutuam gjithashtu rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE . Javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ndërmarrë hapa vendimtarë përpara në procesin e pranimit”.

“Në një bisedë telefonike me Presidentin @ZelenskyyUA, përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon në luftën e saj të dhunshme të agresionit. Mbrojtja ajrore dhe aftësitë me dronë dhe kundër-dronë janë ndër prioritetet më urgjente të mbrojtjes së Evropës. Dhe Ukraina do të jetë plotësisht e përfshirë në këto përpjekje.

Kredia mbështetëse për Ukrainën do të japë një kontribut vendimtar. Vetëm këtë vit, ajo do të ndajë 28.3 miliardë euro për të mbuluar nevojat ushtarake të Ukrainës.

Ne diskutuam gjithashtu rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE. Javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ndërmarrë hapa vendimtarë përpara në procesin e pranimit”, ka shkruar ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026