Von Der Leyen: Bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës do jenë ‘gdhendura në histori’
Vendimi i liderëve të BE-së për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe fqinjin e saj, Moldavinë, do të “gdhendet në historinë e bashkimit tonë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ajo tha se ky i sotmi ishte një “vendim strategjik”.
“Udhëheqësit kanë vendosur të hapin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe t’i japin Gjeorgjisë statusin e kandidatit”, shkroi ajo më tej.
“Krenar që kemi mbajtur premtimet tona dhe jemi të kënaqur për partnerët tanë”, tha Von Der Leyen.
Kujtojmë se kryeministri hungarez Viktor Orban pranoi të linte dhomën për votim, duke e ditur se liderët e tjerë të BE-së do të vazhdonin dhe do të vendosnin.
Ai abstenoi duke e cilësuar si “vendim të keq” nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës e Moldavisë.
Leaders have decided to open accession negotiations with Ukraine and Moldova and to grant candidate status to Georgia.
A strategic decision and a day that will remain engraved in the history of our Union
Proud that we have lived up to our promises and delighted for our partners
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 14, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?