Von der Leyen në Shkup: Përpjekjet për integrimin evropian po japin frytet e tyre

26 Tetor 2022 | 21:43

Një nënshkrim historik ngre urën mes Shkupit dhe Brukselit. Qeveria në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Evropian kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për mbikëqyrjen kufitare në kuadër të misionit FRONTEX.

Presidentja e Komisionit Evropian, që po zhvillon një tur 4-ditor në Ballkan, theksoi se përpjekjet e Shkupit për t’u afruar me familjen evropiane po japin frytet e tyre.

Sinkron Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:

“Procesi i negociatave po i afrohet kulmit. Po bëhet një punë shumë e mirë dhe më në fund në gjuhën tuaj. Ju kisha premtuar se marrëveshjen e FRONTEX do ta kishim përkthyer në gjuhën maqedonase, pa shënime, pa asteriskë, por në kushte të barabarta me 24 gjuhët e BE-së dhe sot mbajtëm premtimin”, tha Von der Leyen.

Gjatë turit të saj, Von der Leyen shpreson të përforcojë bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së.

FRONTEX kryen prej kohësh operacione të përbashkëta me shtete si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në kuadër të marrëveshjeve të statusit, pasi vendet në fjalë ishin kthyer në akse të rëndësishme të lëvizjes së emigrantëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026